Kurti-lojtarëve të Kosovës: Na kënaqët me lojën e bukur
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Me fitoren kundër Lituanisë me rezultat 1-0, Kosova e ka përmbyllur këtë cikël të Ligës së Kombeve, aty ku ishte pjesë e grupit 2 në Ligën C. Dardanët kështu kanë mbledhur 12 pikë dhe renditen në vendin e dytë pas Rumanisë që është e para me 15 pikë.

Të hënën në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili pas ndeshjes ka reaguar duke thënë se Kosova tregoi lojë të bukur dhe qëndrim të pathyer.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024