Roma është favorite për transferimin e yllit të Manchester Cityt
Lexohet për: 2 min.
45-Roma
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma është favorite për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Manchester Cityt, Sergio Gomez dhe tashmë ka siguruar Buba Sangaré nga Levante, por Diego Llorente pritet të largohet.

Roma po rindërtohet nën drejtimin e trajnerit Daniele De Rossi, i cili mori drejtimin nga Jose Mourinho në mesin e janarit dhe tani ka nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në qershor të vitit 2027, raporton KosovaPress.

Një transferim zyrtar tashmë ka përfunduar, pasi këtë javë Roma nënshkroi me mbrojtësin e djathtë Sangaré nga akademia e të rinjve të Levantes.

Ai mbush 17 vjeç muajin e ardhshëm dhe tashmë ka 10 paraqitje për Spanjën në nivelin U-17, kështu që fillimisht do t'i bashkohet skuadrës Roma Primavera.

Sipas “Relevo”, Roma është favoriti absolut për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Manchester City, Sergio Gomez, përpara konkurrencës nga Real Sociedad.

Kampioni i Premier Ligës shpenzoi 15 milionë euro për ta transferuar atë nga RSC Anderlecht në verën e vitit 2022 dhe në sezonin e fundit bëri 15 paraqitje konkurruese për klubin.

Diego Llorente i kaloi 18 muajt e fundit me Romën si huazim, por po kthehet te Leeds United dhe nuk duket se do ta bëjë atë një lëvizje të përhershme.

Në vend të kësaj, “Relevo” sugjeron që Llorente është në bisedime për një transferim te Real Betis. Ndërkohë, Leonardo Spinazzola është liruar në fund të kontratës së tij me Romën dhe pritet t'i bashkohet Napolit si lojtar i lirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025