Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për vrasje të një personi të zhdukur në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për vrasje të një personi të zhdukur në Ferizaj
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar L. F. (30) nën dyshimet për vrasjen e B.V., i cili nga familjarët ishte raportuar i zhdukur që nga data 21 janar 2025 dhe trupi i pajetë i të cilit është gjetur në mes të fshatrave Zaskok dhe Manastirc.

Më 29.01.2025, familjarët raportuan se B. V. (38) ishte larguar nga shtëpia më 22.01.2025 rreth orës 17:00, në fshatin Pleshinë e Ulët, dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Policia Rajonale e Ferizajt dhe hetuesit rajonalë ndërmorën kërkime dhe hetime të vazhdueshme, duke kërkuar gjithashtu ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e tij.

Më 5 shkurt 2025, rreth orës 12:00, në malet në mes të fshatrave Zaskok dhe Manastirc të Ferizajt, është gjetur një trup i pajetë, ku dyshohet se është B.V. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Pas veprimeve të hetuesve dhe ekspertëve krim-teknikë në vendin e ngjarjes, prokurori i rastit ka urdhëruar dërgimin e trupit për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Bazuar në hetimet e zhvilluara, informacionet e siguruara dhe provat e mbledhura, hetuesit rajonalë kanë identifikuar dhe arrestuar L. F., i cili pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025