Roma e Mourinhos hap bisedimet me yllin e Chelseat
Lexohet për: 1 min.
16-Roma
1 vit më parë
Linku u kopjua

“Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se Roma ka bërë një kërkesë formale drejt Chelseat për ta transferuar në formë huazimi mbrojtësin, Trevoh Chalobah.

Roma pritet të transferojë një mbrojtës të ri në merkaton dimërore, pasi që Chris Smalling dhe Marash Kumbulla janë jashtë fushave për disa muaj, raporton KosovaPress.

Si pasojë e problemeve me lëndime, Jose Mourinho ka opsione të pakta në repartin e mbrojtjes për pjesën e para të sezonit.

Sipas gazetarit të “Sky Sport Italia”, Paolo Assogna, Roma ka kthyer sytë te mbrojtësi i Chelseat, Chalobah dhe veçse ka filluar kontaktet për transferimin e 24 vjeçarit.

Chalobah pritet të kthehet në aksion së shpejti, pas një lëndimi në muskul. Ai bëri 31 paraqitje në të gjitha garat me Chelsean sezonin e kaluar.

Roma është e interesuar për një marrëveshje të mundshme huazimi, por “Blutë” mund të huazojnë vetëm një lojtar në afatin kalimtar të janarit, kështu që ata do të duhet të marrin një vendim se kush do të largohet nga klubi për një transferim të përkohshëm muajin e ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025