Roma deklason Parmën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Roma deklason Parmën
5 orë më parë
Linku u kopjua

Në takimin e parë të programit të së dielës në kampionatin italian të futbollit, skuadra e Romës mposhti bindshëm Parmën me rezultat 5:0.

“Ujkonja e vjetër” kreu të gjithë punën në hapjen e lojës, ku vetëm pas 13 minutash kishte dy gola epërsi - Dybala (8’ nga penalltia) dhe Saelemaekers (13’).

Në pjesën e dytë, Dybala (51’) shënoi golin e tij të dytë dhe të tretë për romakët, ndërsa Paredes (74’ nga penalltia) dhe Dovbik (83’) vendosën epilogun.

Roma renditet e 11-ta në tabelë me 19 pikë, ndërsa Parma e 15-ta me 15 pikë. Prin Napoli me 38 pikë, Atalanta renditet e dyta me një pikë më pak – 37.

Në ndeshjen tjetër, skuadra Venezia mposhti sot si vendëse Cagliari me rezultat 2:1.

Sot luajnë edhe Atalanta - Empoli, Juventus – Monza. Xhiroja e 17-të e Serie A përmbyllet nesër me takimet Fiorentina - Udinese dhe Inter - Como 1907.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024