Trepça luan sot në FIBA Europe Cup
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trepça, kampionia e Kosovës në basketboll do t’i ketë tri ndeshje radhazi në shtëpi në grupet e FIBA Europe Cup. Takimi i parë i mitrovicasve në Grupin H ishte ndaj JDA Bourgogne Dijon të Francës, ku pësuan 118:73.

Tashmë ‘Xehetarët’ do të kenë tri ndeshje në shtëpi: MHP Riesen Ludëigsburg më 16 tetor (sot), Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.

MHP Riesen Ludëigsburg në ndeshjen e parë fitoi ndaj Caledonia Gladiators me rezultat 86:62.

Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludëigsburg në Gjermani dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024