Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të terminalit doganor Merdare të Podujevës.
Terminali ndodhet në magjistralen Podujevë-Merdare 100 metra në afërsi të pikë kalimit kufitar Merdare.
Ai ka hapësirë parkimi për 340 mauna dhe automjete e po ashtu ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon depo për strehim të mallit, një depo ndihmëse për barna, hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, dy bina për ekzaminim të mallit, një hapësirë e mbyllur për kontroll fizik të mallrave si dhe një binë tjetër jashtë për kontroll fizike të mallit.
Terminali kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.