Rodri kërkon Real Madridin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rodri kërkon Real Madridin
New Project - 2026-07-22T213949.472
22/07/2026 - 21:40
Linku u kopjua

Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, po bën presion për t'u kthyer në Spanjë dhe po pret vetëm dritën jeshile nga Florentino Perez.

Sipas Daily Mail, City i ka ofruar kontratë të re që në prill, por 30-vjeçari që ka edhe një vit kontratë nuk e ka pranuar. Spanjolli dëshiron rikthimin në Madrid, sidomos pas triumfit me Spanjën në Kupën e Botës.

Perez në fillim hezitonte, por brenda klubit ka gjithnjë e më shumë mbështetje për transferimin.

Edhe Jose Mourinho, i sjellë për të hequr përçarjet në dhomën e zhveshjes, ka kërkuar lojtarë me përvojë.

City ndërkohë po përgatitet. Ka firmosur me Elliot Anderson dhe po punon për talentin e Lille, Ayyoub Bouaddi.

Efekti domino në Madrid:

Nëse vjen Rodri, dikush duhet të largohet. Aurelien Tchouameni ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të qëndrojë, por mund të ketë minuta të limituara.

Edhe Eduardo Camavinga mund të largohet.

Manchester United ka kohë që e pëlqen Tchouameni-n, por nuk ka bërë pyetje të reja muajt e fundit. Francezi 26-vjeçar konsiderohet shumë i shtrenjtë për strukturën aktuale të pagave.

Camavinga, vetëm 23 vjeç, është në listën e City-t, Chelsea-t dhe Arsenal-it dhe shihet si mundësi më e mirë në treg.

Për të mbledhur fonde për Rodrin dhe një tjetër goditje të madhe, Reali pritet të shesë Gonzalo Garcia-n, i kërkuar nga Fulham, ndërsa Franco Mastantuono do të huazohet dhe Raul Asencio do të largohet përfundimisht.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026