Arsenali feston titullin e Premier Ligës pas dëshpërimit të Champions-it
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenali feston titullin e Premier Ligës pas dëshpërimit të Champions-it
New Project - 2026-05-31T144032.621
31/05/2026 - 16:43
Linku u kopjua

Dëshpërimi i humbjes me penallti në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së u harrua shpejt në rrugët e Londrës, ku dhjetëra mijëra tifozë u mblodhën për të festuar titullin e parë të Premier Ligës pas 22 vitesh pritjeje.

Sipas Daily Mail, trajneri Mikel Arteta dhe kapiteni Martin Odegaard udhëhoqën paradën me autobus të hapur duke ekspozuar trofeun. Pavarësisht lodhjes dhe mërzisë nga Budapesti, atmosfera ishte elektrizuese.

"Është emocionuese. Të gjithë po kalojnë një kohë vërtet të mirë - është një ditë e mrekullueshme," tha tifozi 16-vjeçar Arron Lapsley.

Babai i tij, Andy, shtoi: "Do të thotë shumë të jesh këtu... Ishte dëshpëruese të humbnim me penallti mbrëmë, por luajtëm vërtet mirë".

Në paradë u përfshinë katër autobusë, ku krahas djemve festoi edhe ekipi i femrave të Arsenalit, të cilat në shkurt fituan Kupën e Botës FIFA për Klube ndaj Corinthians.

Siguria ishte e lartë me mbi 500 oficerë policie. Komandanti Stuart Bell deklaroi:

"Ne duam që kushdo ta shijojë ditën në mënyrë të sigurt... sjelljet antisociale nuk do të tolerohen".

Për dallim nga incidentet në Francë, festa në Londër kaloi plotësisht e qetë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026