Rizvanolli: Nuk kam informata zyrtare për gjobitjen e KEK-ut dhe KOSTT-it
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar të hënën pas vendimit të Zyrës së Rregulltaorit të Energjisë (ZRrE) për dënimin e dy kompanive publike, KEK-ut me 3.2 milionë euro dhe KOSTT-in me 439 mijë euro.  

Ministrja Rizvanolli thekson se nuk ka pranuar informacione zyrtare për gjobat që ZRrE i ka vendosur KEK-ut dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Në seancën e së premtes, ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un në  vlerë prej 3.2 milionë euro dhe me 439 mijë euro KOSTT-in. Por, rregullatori për energji ende nuk ka treguar arsyen e këtyre gjobave.

Edhe kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu nuk ka dhënë detaje lidhur me gjobat ndaj këtyre dy kompanive publike. Ai ka thënë shkurt për Kosovapress se gjatë ditës do ta publikojnë raportin për vendimet e marra ndaj KEK-ut dhe KOSTT.

Ministrja Rizvanolli e pyetur nga KosovaPress për këto gjoba, ka thëne se për këto dënime ka dëgjuar vetëm në media.  

“Unë nuk kam informata zyrtare për këtë, e kam parë vetëm nga mediet, andaj nuk mund të flas për këtë“, u shpreh Rizvanolli.

Ndërkaq, lidhur, merikthimin e njësisë A5 në operim, ministrja Rizvanolli deklaroi se janë shtuar edhe 130 megavat të reja që do të ndihmojnë tejkalimin furnizimit të rregullt me energji gjatë muajve të ardhshëm.

Ajo tha se është e rëndësishme që në këtë periudhë të jenë në funksione tri blloqet e Kosovës A për shkak të investimet që po ndodhin në blloqet e Termocentralit Kosova B.

Ministrja, Rizvanolli tha se me investimet që po bëhen në sektorin energjetik janë për 20 vitet e ardhshme.

Ajo tha se edhe gjatë kësaj jave kanë siguruar një pjesë të energjisë nga Shqipëria.

Ndërsa, mbrëmë është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit “Kosova A” pas dhjetë muajsh. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024