Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditë, atë të shqyrtimit të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nevojitet sektor energjetike më i fortë dhe i pastër, andaj ka kërkuar nga deputetët miratimin e kësaj strategjie.
Rizvanolli ka thënë se Qeveria e Kosovës e përkushtuar të rrisë planifikimin e përbashkët të sistemit energjetik me Republikën e Shqipërisë.
Ajo ka thënë se kjo strategji përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
“Energjia për ngrohje gjatë dimrit aktualisht përbën ndër sfidat kyçe të sistemit eletrko-energjetik dhe kjo është brenga më e madhe e qytetarëve që i kam takuar anë e mbanë Kosovës gjatë konsultimeve publike. Andaj me kënaqësi ju them se planet janë ambicioze për të rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ngrohja qendrore kolektive me çmime të përballueshme dhe atë jo vetëm në Prishtinë e Gjakovë, ku tanimë ka ngrohje qendrore të qytetit. Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti presim rezultatet e studimit të fizibilitetit për ngrohje qendrore të qytetit në tetë komuna të tjera, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan, Kastriot apo Obiliq, Mitrovicë, Prizren dhe Zveqan. Po trajnohen mundësitë e përdorimit të burimeve të pastra e të qëndrueshme përfshirë biomasën, ngrohjen gjeotremike, pompat termike solare e të tjera, dhe në bazë të rezultateve do të vendosim për investime në projekte specifike dhe burimet apo teknologjitë që do të përdoren duke reflektuar specifikat e komunave”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Komisioni për ekonomi, Tregti e Industri, pas shqyrtimit i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e kësaj strategjie.