Rivaliteti Messi-Ronaldo diskutohet në parlamentin australian
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rivaliteti Messi-Ronaldo diskutohet në parlamentin australian
messi-ronaldo
25/06/2026 - 13:49
Linku u kopjua

Debati mbi Ronaldon dhe Messin ka arritur në një nivel të ri, me rivalitetin e tyre ai ka zënë vend tek parlamenti australian mes tërbimit të Kupës së Botës FIFA 2026.

Dyshja aktualisht po përfaqësojnë vendet e tyre përkatëse në Kupën e Botës që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord si dy lojtarët e vetëm që kanë luajtur në gjashtë edicione të ndryshme të turneut.

Deputeti liberal për Forrest, Ben Small, i parlamentit australian përdori rivalitetin mes dy lojtarëve si çëshje për dinamika të ndryshme politike dhe shoqërore.

Duke iu referuar një hulumtimi nga Singapori, deputeti pohoi se tifozëria e të dy lojtarëve e tejkalon futbollin dhe zbulojnë më tej “thelbin e karakterit tonë”. Ai shtoi se ata që preferojnë Ronaldon ka ngjarë të jenë më konservatorë, ndërsa tifozët e Messit kanë tendencë të jenë më liberalë.

“Dhe ndërsa ne mbështesim Socceroos, mbetet një pyetje që ndan familjet, miqësitë dhe vendet e punës njësoj Messi apo Ronaldo? Një pyetje me përmasa të jashtëzakonshme, një pyetje që debatohet në oborret e shkollave, baret dhe mensa në të gjithë Australinë tani dhe në çdo cep të botës. Një pyetje që të paktën në fillim mund të duket e parëndësishme, por ndoshta nënkupton diçka më të thellë. Sepse një hulumtim i ri nga Singapori sugjeron saktësisht se ky debat nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por ka të bëjë me thelbin e karakterit tonë. Në 26 vende, studiuesit gjetën  një model të qartë se ata me bindje më konservatore priren të favorizojnë Ronaldon, ndërsa ata me prirje të krahut të majtë anojnë nga Messi”, tha ai.

Ndër të tjerash, parlamentari pohoi se australiani mesatar tregon një prirje për Ronaldon, duke theksuar se portugezi është një emblemë e disiplinës, vullnetit dhe ndjekjes së pandërprerë të rezultateve, duke theksuar se këto cilësi gjen jehonë tek australianët dhe tek njerëzit që besojnë se përpjekja duhet të çojë në shpërblim.

Pavarësisht se janë në përfundim të karrierës së tyre, diskutimet për Messin dhe Ronaldon ende vazhdojnë të jenë prezente.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026