Rita Ora emocionon mijëra adhurues në Vjenë, shpërthen në lot tek flet për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rita Ora emocionon mijëra adhurues në Vjenë, shpërthen në lot tek flet për Kosovën
Rita Vjena 1234
25/07/2026 - 22:08
Linku u kopjua

Rita Ora është rikthyer në Vjenë pas 12 vjetësh me një koncert që u shndërrua në një nga ngjarjet më të veçanta të festivalit Donauinsel Open Air, duke elektrizuar mijëra adhurues me hitet, energjinë dhe emocionet e saj.

Ylli i muzikës pop me prejardhje nga Kosova performoi për rreth 70 minuta para një publiku të gjerë, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një nga artistet më të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Gjatë koncertit, Rita interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, ndërsa komunikoi vazhdimisht me publikun.

“Faleminderit që më ftuat këtu, Vjenë! Një vend shumë, shumë i bukur! Nuk kam qenë për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh ajo para adhuruesve.

Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes erdhi kur, pasi interpretoi një pjesë të shkurtër të këngës “Believe” të Cher, Rita ndau një mesazh personal për rrënjët e saj.

“Ju e dini se unë vij nga një vend i dalë nga lufta. Shpeshherë nuk është e lehtë të realizojmë ëndrrat tona, por duhet të besojmë te ato. Falë publikut dhe ju fansave, kjo ëndërr më është bërë realitet”, tha këngëtarja, duke u emocionuar dhe shpërthyer në lot teksa fliste për Kosovën.

Në skenë, Rita u shoqërua nga tre vokalistë mbështetës, një baterist dhe një kitarist, ndërsa nuk pati nevojë për valltarë shoqërues. Vetë prania dhe karizma e saj mjaftuan për ta shndërruar skenën e Donauinsel Open Air në një festë të madhe muzikore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026