Para 20 vitesh, Franca dhe Spanja u përballën në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2006, në një ndeshje që mbetet ndër më të kujtuarat mes dy kombëtareve.
Para sfidës, Marca shkroi në ballinë: "Do ta dërgojmë Zidanen në pension", pasi 34-vjeçari kishte njoftuar se Botërori 2006 do të ishte turneu i fundit i karrierës së tij.
Në minutën e 83-të, Patrick Vieira shënoi me kokë për 2:1 pas një goditjeje të lirë të Zinedine Zidane. Në kohën shtesë, vetë Zidane realizoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3:1 të Francës.
Ajo ndeshje ishte një nga momentet më të mira të Botërorit 2006 për Zidanen, i cili më pas udhëhoqi Francën deri në finale, ku u mposht nga Italia pas penalltive.Pas ndeshjes, kur u pyet nëse kishte qenë paraqitja e tij e fundit, Zidane u përgjigj me ironi: "Për mua ishte e qartë që nuk ishte e fundit. Ka njerëz që nuk prekin kurrë topin, por prapë mendojnë se mund të thonë çfarë të duan."
Një ditë më vonë, e njëjta gazetë Marca ndryshoi plotësisht qëndrim dhe në ballinë publikoi mesazhin: "Mos u ndal kurrë!", duke i bërë homazh legjendës franceze pas paraqitjes së tij.