Rifati: Jam i shokuar me deklarimet e Marmarinos, i kërkova sqarime
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka lëshuar deklarata tronditëse për kohën e tij në Kosovë, duke thënë se kushtet në të cilat ka punuar në vendin tonë ishin kushte të një “bote të tretë” dhe me shumë telashe në organizim.

Për teknikun grek udhëtimi në Kosovë ishte si udhëtim me një makinë kohe që të kthen prapa në vitet e 70-ta.

Me deklarimet e tij ka mbetur i shokuar, trajneri Arbnor Rifati, i cili ishte ndihmës i Marmarinos gjatë asaj periudhe. Rifati ka thënë për KosovaPress, se ka kërkuar sqarime nga tekniku grek në lidhje me deklarimet e tij.

“Me të vërtetë jam shokuar dhe nuk mund ta mohoj që me trajnerin Christos Marmarinos kemi pasur relacion të mirë, unë madje së paku njëherë në muaj shkëmbejmë mesazhe mes vete në mënyrë shoqërore që na kanë mbetur. Ne kemi pasur një eksperiencë shumë të mirë me atë, por reagimi i tij pse erdhi, unë definitivisht jam shokuar kur e kam lexuar dhe madje i kam shkruar i kam thënë: ‘Çfarë është ky reagim, nuk e kemi pritur nga ty, të kemi llogaritur si vëlla e kështu’...Nëpërmjet mediumit tuaj e konstatoj që ato kanë qenë të gjitha të pavërteta.”, ka thënë Rifati.

Rifati shtoi se me reagimin e tij, Maramrinos ka pasur për qëllim që ta justifikojë dështimin e tij në Kosovë.

Ndryshe, pas largimit të Marmarinos, Federata e Basketbollit të Kosoves ia ka besuar këtë detyrë trajnerit izraelit, Rami Hadar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024