Rexhepi-Hovenier diskutojnë për avancimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
6.6.2022 ZvKM Emilija Rexhepi (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë,  zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit tonë. ?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024