Reus besnik ndaj Dortmundit
Lexohet për: 1 min.
1-Reus
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Borussia Dortmundit përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Marco Reus ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Pavarësisht spekulimeve dhe ofertave nga skuadra të njohura evropiane, ndër to edhe Manchester United, Reus vazhdon të jetë besnik ndaj Dortmundit, raporton KosovaPress.

Reus e ka rinovuar kontratën e tij me Dortmundin deri në muajin qershor të vitit 2024, pasi që dëshira e tij e vetme ishte që ta vazhdonte karrierën në “Signal Iduna Park”.

Mesfushori gjerman këtë verë do të hyjë në sezonin e tij të 12-të në fanellën e Dortmundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025