Serbia nuk është e denjë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, shumica e serbëve mbështesin luftën gjenocidale të Rusisë në Ukrainë. Kështu vlerëson kryetari i Shtëpisë amerikane në Ukrainë, Roman Sheremeta.
Sheremeta, i cili është edhe profesor universitar, thotë se serbët që u është shpërlarë truri nga propaganda ruse, thonë se mezi presin që “Rusia të bëjë punën e saj” në Ukrainë, transeton KosovaPress.
Serbia is not worthy to be a member of the European Union.
— Roman Sheremeta ?? (@rshereme) June 17, 2024
On the photo are Serbian fans at the yesterday’s European Championship match.
1/n pic.twitter.com/ANqRTeFqvy
Ai thekson se serbët kanë një rregull.
“Kam pasur disa biseda të mira me serbët dhe kam disa miq serbë, por për fat të keq ata janë një përjashtim nga rregulli. Rregulli është që shumica e serbëve mbështesin luftën gjenocidale të Rusisë kundër Ukrainës. Ata fajësojnë NATO-n dhe Ukrainën për pushtimin rus. Ata i quajnë nazistët ukrainas dhe shpresojnë që rusët "do ta bëjnë punën e tyre shpejt". Shumica e njerëzve që kam bllokuar në LinkedIn janë në fakt nga Serbia. Nuk e di se si iu shpërla truri aq shumë nga propaganda ruse, por sigurisht që Serbia nuk duhet të lejohet të anëtarësohet në BE. Përndryshe, këto kukulla ruse do të jenë një pengesë evropiane për vitet në vijim”, përfundon ai.