Regjistrimi i popullsisë nuk nisi sot, qeveria hesht
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka thënë se as më 1 nëntor nuk ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, ashtu siç ishte i planifikuar me vendim të Qeverisë.

Berisha tha për KosovaPress se për dështimin e regjistrimit që ka pasur të nis sot (e mërkurë) shkaktare është edhe Ministria e Financave, pasi nuk i ka krijuar komisionet për rekrutimin e regjistrueseve dhe mbikëqyrësve.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, dhe ka tentuar të kontaktoj edhe ministrin e këtij dikasteri, Hekuran Murati për këtë çështje, porse i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Berisha thotë se pavarësisht kërkesës te Qeveria për shtyrje të afatit nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje, me ç’rast shton se nëse nuk marrin përgjigje, do të detyrohen të fillojnë regjistrimin këtë muaj.

Jo, nuk ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë. Por, vendimi i Qeverisë është ky që regjistrimi do të realizohet në periudhën nga data 1 nëntor deri me 15 dhjetor. Kështu edhe pas pesë apo dhjetë dite të fillojmë jemi brenda afatit, kryeministri nuk ka vendosur diçka tjetër...Po presim të bëhet rekrutimi i regjistrueseve dhe mbikëqyrëseve, trajnimet me tabletë dhe të fillojmë këtë vit (nëse nuk marrim përgjigje). Ministria e Financave nuk ka krijuar komisionet për rekrutimin e regjistrueseve dhe mbikëqyrëseve”, tha Berisha në telefon.

Berisha thotë se edhe me kontratën tjetër nuk janë ardhur ende tabletët, për çka konsideron se nuk janë të gatshëm të fillojnë me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë./E. Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/berisha-ska-regjistrim-te-popullsise-me-1-nentor-shkaktare-ministria-e-financave/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
604
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024