Regina Group nis sezonin turistik me shumë oferta të veçanta për kosovarët
Lexohet për: 8 min.
regina-170422
2 vite më parë
Linku u kopjua

Hotel Regina Group ka nisur sezonin turistik me një ceremoni të veçantë ku mblodhi miq e turistë për t’i prezantuar ofertat e favorshme të tyre, që e bëjnë edhe më të bukur pushimin pranë detit të Vlorës.

Në një ambient super të bukur e nën tingujt e muzikës, përfaqësuesit e Regina Group, prezantuan cilësinë e ushqimit dhe ambientit që ofrojnë për turistët e Kosovës dhe më gjerë.

Gjatë kësaj ceremonie, menaxherja e marketingut në Regina Group, Jerola Ziaj tha se janë një ndër operatorët më të rëndësishëm turistik në jugun e Shqipërisë, për të cilët Kosova është një aset shumë i rëndësishëm.

“Ne kemi zgjedhur të jemi një ndër operatorët më të rëndësishëm turistikë të jugut të vendit e në këtë kontekst për ne çdo lloj bashkëpunimi është i frytshëm... Për ne Kosova është një aset shumë i rëndësishëm“, tha ajo.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, u ka uruar të gjithë turistëve një sezon të mbarë, derisa tha se Regina Group është promovuese shumë e mirë e destinacioneve shqiptare dhe sidomos promovuese e guidës së Vlorës.

“Unë do t’iu uroja një sezon të mbarë për të gjithë, të vazhdojmë të duam jo thjesht Shqipërinë, por të vazhdojmë të duam Vlorën si destinacion kaq të bukur, kaq tërheqës edhe kaq miqësor me të gjithë. Urime sezone të mbarë, urime Regina Group”, tha Bello.

Ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka thënë që ky nuk është një turizëm patriotik, por është i gjithë shqiptarisë, ndërsa ka shtuar se deti dhe vera është në anën e Shqipërisë, ndërsa stina e dimrit në anën e bjeshkëve të Kosovës.

“Ky nuk është një turizëm patriotik, ky është një turizëm i gjithë shqiptarisë, sepse ne nuk e bëjmë këtë për patriotizëm. Unë vazhdoj të jem me bindje të plotë që shqiptarët në të dy anët e bjeshkëve kanë një det dhe ai det i takon shqiptarëve si përtej kufirit, si andej kufirit. Unë gjithmonë mendoj se ne duhet ta vazhdojmë dhe besoj që ministria po e ndjek me shumë përparësi që detin dhe verën e kemi nga kjo anë e bjeshkëve dhe dimrit të shkojmë më shumë në anën tjetër, ku padyshim ka resurse të jashtëzakonshme turistike, ka ofertë turistike për të gjithë ata që duan të shijojnë dimrin, malet, bukuritë e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe gjithë trojeve tona, dhe të mos vazhdojmë të mendojmë që ky det është vetëm i vlonjatëve. Ky det është i të gjithëve dhe të gjithë janë të mirëpritur si në shtëpinë e tyre ”, tha ai, duke shtuar se Regina Group ka arritur të krijojë ambiente e rehatshme për të gjithë turistët.

Presidenti i Regina Group, Vasil Bedinaj, ka falënderuar të gjithë të pranishmit, e po ashtu ka uruar një sezon të mbarë për të gjithë.

“Është viti tretë, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi... Të gjithë juve ju urojmë një sezon sa më të mbarë, të këndshëm dhe sa më shumë punë. Ftesa ime do të jetë ashtu siç ka qenë gjithmonë, ashtu siç e bëri zëvendësministri, e prefekti, e bëri ish-ministri dhe e bënë të gjithë, një turizëm Kosovë-Vlorë, anasjelltas dhe në të gjitha trojet shqiptare dhe ta ndjekim dhe këtë vit bashkë”, tha Bedinaj.

Bedinaj ndërkohë ka folur edhe për KosovaPress, ku tha se shumë punë janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga institucionet private apo sektori i akomodimit në Vlorë, po ashtu edhe infrastruktura që është në gjendje shumë më të mirë sesa vitin e kaluar.

“Uroj dhe shpresoj që Kosova të jetë edhe këtë vit në Vlorë. Vlora tashmë është kthyer në një shtëpi, një vend turistik për të gjithë shqiptarët kudo që janë. E kemi parë në tri-katër vjetët e fundit kur fillon sezoni turistik qyteti i Vlorës është edhe kënaqësi ne që jemi vlonjatë t’i shohim motelet e mbushura, parkimet me makina me targa të Kosovës, na duket sikur Shqipëria është shumë e madhe, edhe këtë vit uroj dhe shpresoj të jetë kështu... Oferta për qytetarët e Kosovës ka filluar, marrëdhënia jonë më ta nuk është se presim një sezone korrikun dhe gushtin, marrëdhënia jonë më ta fillon që në muajin mars, çdo fundjave ne kemi oferta të ndryshme dhe çmimet më të ndryshme vetëm për Kosovën, d.m.th. çmimet që i marrin bashkatdhetarët tonë nga Kosova nuk i kanë qytetet e tjera, qoftë edhe ato të Bashkimit Evropian apo edhe këta që janë në Tiranë, dhe këto mund t’i shihni gjithë andej nëpër agjencitë turistike që i kanë nëpër Kosovë, dhe ne çdo moment qytetarët e Kosovës mund ta bëjnë kërkesën në agjencitë e Kosovës që përfaqësojnë Regina Group ose drejtpërdrejt në hotelet e Regina Group në Vlorë... Mysafirët për sonte janë kompanitë me prestigjioze agjencitë turistike, mediat e Kosovës, të bashkatdhetarëve tanë të Maqedonisë, ky është një çelje zyrtare me bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë duke shpallur ofertat që kompania jonë do të ketë për vitin 2022”, tha ai.

Menaxherja e marketingut në Regina Grup, Jerola Ziaj tha për KosovaPress, se shpresojnë që ky sezon turistik do të jetë i mbarë dhe se ofrojnë kushte shumë të mira për të gjitha ata që do të vizitojnë Shqipërinë.

“Ne kemi menduar që ta nisim sezonin turistik pak më herët se vitet e kaluara, jo rastësisht dhe jo paqëllim duke pasur parasysh se po thuajse të gjitha vendet e rajonit, ato që kanë turizëm të strukturuar dhe elitar sikurse është Itali apo Greqia që ne i kemi afër edhe do donim të ishim konkurrentë, por jemi shumë të vegjël përpara tyre, kanë ndjekur të njëjtën strategji por duam të jemi në të njëjtën linjë. Kemi lënë pas vit të vështirë të pandemisë mes izolimit, vështirësive për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe vështirësisë edhe ndonjëherë për të dal nga shtëpia e për të pushuar. Pavarësisht të gjitha problematikave që priten të reflektohen për shkak të krizës në Ukrainë dhe në vendet e rajonit, ne mendojmë dhe shpresojmë që ky sezon turistik të jetë i mbarë, kemi zgjedhur të nisim më pozitivitet dhe optimizëm sepse kur bëhet fjalë për turizëm gjithmonë ka shpresë, ka tregje të cilat janë më të cunguara këtë vit sigurisht do të këtë të tjerë që do ta zgjedhin Shqipërinë si destinacioni e tyre për pushimet verore dhe ne jemi shpresë plot dhe jemi këtu për të ofruar më të mirën në shërbim të tyre”, tha ajo, derisa flet edhe për shërbimet turistike që do t’i ofrojë Regina Group.

“Ne në çdo nisje të sezonit turistik kemi vendosur të inaugurojmë një aset të ri, një hotel të ri. Këtë vit nuk e kemi pasur këtë mundësi, por kemi zgjedhur të jemi pozitivë dhe të kemi një qasje më optimiste kundrejt partnerëve tanë. Ata të cilët na kanë mbështetur në këtë rrugëtim, sa i takon shërbimeve turistike ne do të zgjerohemi këtë vit duke sjellë për herë të parë shërbimin ‘all inclusive’ në jug të vendit. Ka qenë pothuajse traditë kryesisht në pjesën e Durrësit apo në pjesën tjetër të Shqipërisë dhe do të jemi me risi të vogla sa i përket shërbimit, zgjerimit të aseteve kryesisht në pjesën e plazhit, strukturat të cilat do të jenë më me shumë kapacitet akomoduese këtë sezon... Mendoj se Vlora nuk është vetëm det, Vlora është një qytet me komplekse se sa kaq, është histori, është traditë dhe ne këtë kontekst ne themi gjithmonë ne bashkojmë Shqipërinë me dy dete dhe shqiptarët me një flamur”, tha ajo.

Ndërsa Shpëtim Turku i njohur si Quni, përfaqësues i Fibula, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ceremoni të veçantë.

“Përshëndetje, mirë se keni ardhur në hapjen e sezonit Vera 2022. Faleminderit qa keni thirrur mediat, të gjithëve dhe shokun tim Vasilin. Faleminderit!”, tha ai.  

Në Vlorë, ku edhe gjendet Hotel Regina Grup, përveç detit të bukur, do të gjeni edhe shije tradicionale, një diell që ngroh dhe një vend ideal për të ndarë momente të paharrueshme. Hoteli ofron një qëndrim të këndshëm së bashku me shërbime profesionale që do t'iu bëjnë të ndiheni jashtëzakonisht rehat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025