Refuzohet ankesa e partisë Alternativa lidhur me ndarjen e fondeve për subjektet politike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Refuzohet ankesa e partisë Alternativa lidhur me ndarjen e fondeve për subjektet politike
13/03/2026 - 12:51
Linku u kopjua

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa lidhur me ndarjen e mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, bëhet e ditur

Alternativa kishte paraqitur ankesë në Supreme duke kundërshtuar ligjshmërinë e vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për caktimin e lartësisë së mjeteve nga ky fond për periudhën pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Ky subjekt politik kishte kundërshtuar faktin se nuk ishte përfshirë në ndarjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë, Gjykata Supreme konstatoi se PZAP ka vepruar drejt kur e ka hedhur poshtë ankesën si të palejuar. Sipas arsyetimit të gjykatës, në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, PZAP ka kompetencë të shqyrtojë vetëm ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së që janë të përcaktuara shprehimisht me këtë ligj.

Sipas vendimit, vendimet e KQZ-së që kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike nuk bëjnë pjesë në kategoritë e vendimeve që mund të ankimohen në PZAP.

Gjykata vlerëson gjithashtu se edhe Ligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk parashikon të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të KQZ-së për ndarjen e fondeve, përveç në rastet që lidhen me dispozitat ndëshkimore.

Megjithatë, sipas Gjykatës Supreme, edhe pse ankesa në PZAP nuk është e lejueshme për këtë kategori vendimesh, subjekti politik mund të kërkojë mbrojtje juridike përmes procedurave të tjera gjyqësore të parashikuara me ligj, përfshirë kontrollin gjyqësor të akteve përfundimtare të organeve publike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026