Referi i famshëm i Premier Ligës, vendos drejtësinë në ndeshjen Poloni – Shqipëri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Referi i famshëm i Premier Ligës, vendos drejtësinë në ndeshjen Poloni – Shqipëri
New Project (36)
25/03/2026 - 17:02
Linku u kopjua

Arbitri i njohur anglez, Anthony Taylor, është caktuar nga FIFA për të drejtuar sfidën vendimtare të "play-off"-it për Botërorin 2026 ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, që do të luhet këtë të enjte në Varshavë.

Për kombëtaren e Shqipërisë, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, ku fati i kualifikimit varet drejtpërdrejt nga rezultati në tokën polake. Taylor, i cili gëzon një përvojë të jashtëzakonshme në kampionatin anglez dhe në garat evropiane, pritet të menaxhojë me profesionalizëm tensionin e lartë të kësaj përballjeje.

Emri i Taylorit nuk është i panjohur për tifozët shqiptarë, pasi ai ishte i pranishëm në "Air Albania" për të gjykuar finalen e titullit kampion mes Egnatias dhe Partizanit. Bashkë me ndihmësit e tij anglezë, Gary Beswick dhe Adam Nunn, si dhe ekipin e VAR-it, Taylor do të jetë gjykues i rregullave në një natë ku e gjithë vëmendja e shqiptarëve do të jetë te djemtë e Silvinhos.

Shpresojmë që përvoja e tij në majat e futbollit botëror të sjellë një gjykim të drejtë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026