Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka reaguar ndaj kritikave për çmimet e biletave të Kupës së Botës, duke theksuar se kërkesa mbetet shumë e lartë dhe shumica e tyre tashmë janë shitur.
Në një fjalim para kongresit të FIFA-s, Infantino deklaroi se “Ne kemi shitur 100% të biletave që kemi lëshuar në shitje, që është rreth 90% e totalit deri më tani. Dhe sigurisht, ne vazhdojmë të lëshojmë bileta.”
Më herët gjatë javës, FIFA njoftoi një mbështetje shtesë financiare për ekipet pjesëmarrëse në turne, duke premtuar 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në përballimin e kostove më të larta se pritjet. Po ashtu, Këshilli i FIFA-s ka miratuar një rritje prej 2 milionë dollarësh në pagesat bazë për secilën federatë, duke e çuar shumën minimale në 12.5 milionë dollarë. Organi drejtues pret që turneu të gjenerojë të ardhura prej të paktën 11 miliardë dollarësh.
KosovaPress