Nëntë ndeshje janë luajtur sonte në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Salzburgut (5:1), ndërsa Milan ka festuar ndaj Gironas (1:0), Interi ndaj Spartës (1:0), dhe PSG me një përmbysje të madhe ndaj Manchester Cityt (4:2).
Real Madridi fitoi bindshëm me golat e shënuar nga Rodrygo (23’, 34’), Vinicius (55’, 77’) dhe Kyluan Mbappe (48’). Mysafirët golin e vetëm e shënuan përmes Bidstrup pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Mbrëmja u shënua edhe nga ndeshja mes PSG-së dhe Manchester Cityt, në të cilën mysafirët kaluan 2:0 përmes Jack Grealish dhe Erling Haaland.City tani është i 25-ti në tabelë, kështu që ata duhet të fitojnë përballjen me Club Brugge për të vazhduar të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Rezultatet:
Arsenal - Dinamo Zagreb 3:0 (Rajs 2', Havertz 66', Odegaard 90+3')
Feyenoord - Bayern 3:0 (Gimenez 21', 45+9'-11m, Ueda 89')
Milan - Girona 1:0 (Leao 37')
Sparta Pragë - Inter 0:1 (Martinez 12')