​Salah flet sërish për të ardhmen e tij
Sport
Lexohet për: 2 min.
Mohamed Salah
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Anësori i Liverpool-it, Mohamed Salah thotë se është “larg” nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me klubin anglez. Egjiptianit 32 vjeç, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të hyjë në negociata me klube jo-angleze më 1 janar për një transferim të lirë pasi t'i skadojë kontrata.

Salah shënoi golin e tij të 20-të të sezonit teksa Liverpool mundi Ëest Ham 5-0 në stadiumin e Londrës të dielën për të rritur epërsinë e tyre në krye të tabelës në tetë pikë.

I pyetur për të ardhmen e tij pas fitores, Salah tha për Sky Sports: “Jo, ne jemi shumë larg asaj kontrate dhe nuk dua të tregoj asgjë në media. E vetmja gjë në mendjen time është se dua që Liverpooli të fitojë ligën dhe unë dua të jem pjesë e kësaj. Unë do të bëj më të mirën që skuadra të fitojë trofeun. Ka disa ekipe të tjera që po na arrijnë dhe ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të përulur dhe të shkojmë përsëri."

Në fillim të këtij sezoni, Salah tha se ishte "i zhgënjyer" nga dështimi i klubit për t'i ofruar atij një marrëveshje të re.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025