Reagon KMShK, deklaratat e KPM-së rrezikojnë lirinë e mediave
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Reagon KMShK, deklaratat e KPM-së rrezikojnë lirinë e mediave
476220450_644296501290013_3962580482375867448_n
11/06/2026 - 13:44
Linku u kopjua

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka dalë me një deklaratë publike, duke dënuar ashpër deklarimet e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Drita Morina, e cila kishte paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas KMShK-së, ku anëtar është edhe KosovaPress, deklarata e saj është bërë pa bazë në Kodin e Etikës së KPM-së dhe përbën shqetësim serioz për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes në vend.

Në një vendimmarrje urgjente online, anëtarët e KMShK-së theksojnë se institucionet e pavarura duhet të tregojnë kujdes të shtuar në trajtimin e ankesave të tipit SLAPP ndaj mediave, veçanërisht kur ato lidhen me eksponentë politikë.

KMShK i ka bërë thirrje Komisionit të Pavarur të Mediave që të ruajë pavarësinë institucionale dhe të veprojë në përputhje me standardet profesionale dhe Kodin e Etikës. Po ashtu, është kërkuar nga anëtarët e KPM-së që të përmbahen nga deklarata të pamatura që mund të ndikojnë në perceptimin publik për mediat.

Në deklaratë theksohet se paralajmërimet për mbyllje emisionesh pa bazë ligjore përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj mediave dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026