Rau: Sanksione më të ashpra kundër Rusisë
Lexohet për: 1 min.
Min._Zbigniew_Rau
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm polak i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të vendosë një paketë të re dhe më të rreptë sanksionesh ndaj Rusisë, duke deklaruar se ato aktuale janë “të pamjaftueshme”.

Zbigniew Rau apeloi në Helsinki ku takoi homologun e tij finlandez Pekka Haavisto.

“Regjimi rus duhet të izolohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe ekonomia,” tha Rau në një konferencë shtypi të mbajtur me Haavisto.

“Sanksionet aktuale janë të pamjaftueshme, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për një paketë të re masash kufizuese”, shtoi ai.

Ai tha se pas pushtimit rus të Ukrainës, e gjithë Evropa u gjend në një situatë të re strategjike dhe se “Rusia nuk mund të shihet më si partnere”.

BE-ja ka miratuar deri më tani gjashtë raunde sanksionesh kundër Moskës dhe blloku aktualisht po punon për paketën e shtatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025