Rasti tjetër i mashtrimit me SMS në emër të TEB Bank, qytetarit i zhduken 500 euro nga llogaria
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti tjetër i mashtrimit me SMS në emër të TEB Bank, qytetarit i zhduken 500 euro nga llogaria
03/05/2026 - 10:49
Linku u kopjua
Një qytetar me inicialet A.B, i njohur për redaksinë, ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi, pasi i është përgjigjur një mesazhi që pretendonte se ishte nga TEB Bank, ku thuhej se të dhënat e kartelës së tij kishin skaduar dhe duhej të përditësoheshin.
Sipas tij, pasi ka plotësuar të dhënat e kërkuara në mesazh, tre ditë më vonë, të shtunën rreth orës 15:32, nga llogaria e tij janë tërhequr 500 euro pa autorizimin e tij.
Qytetari ka bërë të ditur për KosovaPress, se menjëherë ka kontaktuar zyrtarët e bankës, të cilët i kanë rekomanduar që rastin ta paraqesë në Policinë e Kosovës, ndërsa e kanë njoftuar se banka nuk mund t’i rimbursojë mjetet e humbura.
Rasti tashmë është denoncuar në polici dhe pritet të hetohet nga organet kompetente.