Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është intervistuar për rreth tri orë, sot (e hënë) në cilësinë e së dyshuarës, në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore. Pas përfundimit të intervistës, Hajdari, në një prononcim për media, ku nuk dha detaje se çka është pyetur nga Prokuroria Speciale, ka thënë se deri sa të marrin qartësimet përkatëse, do të bëjë kërkesën dhe do të vijnë t’u japin përgjigjet e duhura.
“Një intervistë për rezervën shtetërore, e cila kërkon qartësinë e legjislacionit në fuqi, që është ligji për rezervën shtetërore dhe ligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe ligje të tjera. Prandaj, deri sa të marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’u japim përgjigjet që kanë nevojë të marrin”, ka thënë shkurt Hajdari.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...