Rasti “Fajdeja”, kontrolle në pesë lokacione dhe tre të arrestuar
Lexohet për: 1 min.
arrestim
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdimin e hetimit të rastit  “Fajdeja”, sot, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë lokacione, të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Sipas Policisë, gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre, persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale pesë vetura, tre telefona celular, një llap top, dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025