Shtetet e Bashkuara thonë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane në rajon e bëjnë SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, sipas një dokumenti të ri të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).
Raporti thotë se “kontestet e pazgjidhura dhe ndasitë e mbetura e minojnë stabilitetin rajonal”.
Ai lidhet me një kërkesë të Kongresit amerikan nga janari i këtij viti, sipas së cilës sekretari i Shtetit duhej t’u dorëzonte komisioneve përkatëse të Kongresit një raport për politikën e SHBA-së për nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.
Dokumenti e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara.Prioritetet kryesore përfshijnë ruajtjen e stabilitetit rajonal, kundërshtimin e ndikimit keqdashës të Rusisë dhe Kinës, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, investimet në energji dhe infrastrukturë, luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Lidhur me luftimin e kërcënimeve ndaj SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, dokumenti i veçon Rusinë dhe Kinën si aktorë që “kërkojnë në mënyrë aktive të shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë, korrupsionin dhe qeverisjen e dobët” në rajon.
“Kjo administratë do t’i çmontojë dhe shpërbëjë këto rrjete kudo që ato veprojnë, siç u dëshmua në vitin 2025 me përcaktimin e disa shtetasve të Ballkanit Perëndimor të lidhur me kartelet e shpallura organizata të huaja terroriste, që veprojnë në Hemisferën Perëndimore”, thuhet në raport.
Për Kosovën, dokumenti thekson se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta inkurajojnë atë dhe Serbinë për të bërë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme, të negociuar dhe të pranueshme për të dyja palët.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve më 2023 në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili mbështetet nga SHBA-ja.
Ndërkohë, lidhur me sigurinë, Uashingtoni thotë se “trupat amerikane vazhdojnë të marrin pjesë në KFOR, të cilin e cilëson si komponent kyç për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë”.
Dokumenti po ashtu thekson mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale të mbrojtjes territoriale, si dhe përmend modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë si pjesë të prioriteteve energjetike në rajon.
Lidhur me luftimin e kërcënimeve ndaj SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, dokumenti i veçon Rusinë dhe Kinën si aktorë që “kërkojnë në mënyrë aktive të shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë, korrupsionin dhe qeverisjen e dobët” në rajon.
Sipas dokumentit, Moska “nxit pakënaqësi etnike, financon aktorë destabilizues dhe përdor furnizimet me hidrokarbure për të ushtruar presion mbi politikanët”, ndërsa Kina përdor tregtinë, kreditë shtetërore, ryshfetin, propagandën dhe lidhjet me elitat për të zgjeruar ndikimin e saj.“Kjo administratë do t’i çmontojë dhe shpërbëjë këto rrjete kudo që ato veprojnë, siç u dëshmua në vitin 2025 me përcaktimin e disa shtetasve të Ballkanit Perëndimor të lidhur me kartelet e shpallura organizata të huaja terroriste, që veprojnë në Hemisferën Perëndimore”, thuhet në raport.
Lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, raporti e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me mundësi për interesat komerciale amerikane, duke përmendur popullsinë prej 18 milionë banorësh, korridoret e rëndësishme të transportit, burimet natyrore, sektorin teknologjik në rritje dhe fuqinë punëtore të kualifikuar.
“Departamenti do të angazhohet në mënyrë aktive për ta shndërruar interesimin rajonal në marrëveshje komerciale”, thuhet në raport.
Dokumenti thotë se SHBA-ja do të punojë me qeveritë e rajonit për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të ulur pengesat rregullatore, për të forcuar zbatimin e kontratave dhe për të garantuar procese transparente të prokurimit, “që favorizojnë kompanitë amerikane”.