Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet
Rama
20/04/2026 - 21:09
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Rama ndau pasditen e sotme pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve të Emirateve (WAM) lidhur me këtë takim.

Ndërsa e cilësoi takimin vëllazëror, kryeministri Rama shprehu bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara.

“Abu Dabi- Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, u shpreh Rama.

Vizita e kryeministrit Rama në Abu Dabi synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Emirateve (ËAM), gjatë takimit, të dy palët diskutuan mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet EBA-Shqipëri në sektorët prioritarë, veçanërisht ekonomi, tregti, energjinë e rinovueshme dhe teknologji, në interes të të dy vendeve.

ËAM bëri të ditur se “Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Rama riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe, të cilat vazhdojnë të shohin përparim të qëndrueshëm dhe për zgjerimin e partneriteteve të zhvillimit për të nxitur rritje të qëndrueshme ekonomike që përmbush aspiratat e të dy popujve për përparim dhe prosperitet”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026