Rama takim zyrtar nesër në Romë me Melonin
Dëgjoje me zë...
Rama takim zyrtar nesër në Romë me Melonin
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.
Takimi i cili është bërë publik në faqen e Kryeministrisë së Italisë është planifikuar të mbahet në orën 15:00 dhe pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.
Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.
Dokumentet e firmosura mbulojnë sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria ku spikasin furnizimi me pajisje, teknologji dhe ndërtimi i infrastrukturës detare për anijet në Shqipëri.
Po ashtu, u dakordësua zgjerimi i bashkëpunimit për projektin e interkonektorit nënujor për energjinë e renovueshme, raporton ATSH.
Takimi pati dakordësi edhe mbi menaxhimin e flukseve emigratore, në shëndetësi dhe arsim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.