Rama: Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin politik të radhës nga Albin Kurti
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin politik të radhës nga Albin Kurti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në lidhje me ecuritë në Skenderaj pas incidentit të djeshëm në këtë qytet.
Ai vlerësoi se Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin politik të radhës nga Albin Kurti.
“Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON.
Ky është i njëjti kryeministër që ka REFUZUAR t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Sepse ai është mbi ligjin. Ai është ligji.
Fakti që Drenica mbushet me forca policore tregon nevojën e tij të sëmurë për të projektuar autoritet dhe për të ushqyer një logjikë hakmarrjeje politike.
Duke e ditur sakrificën dhe vuajtjen që ka përjetuar Drenica, ta provokosh këtë trevë dhe ta etiketosh Kryetarin e saj si “Serbia” është një akt i ulët. Ta vësh në rrezik paqen sociale dhe t’i shtysh qytetarët drejt përçarjes dhe konfliktit është ligësi.
Ky tensionim i qëllimshëm dhe këto tentativa për destabilizim politik dhe shoqëror janë jashtëzakonisht të RREZIKSHME për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Drenica nuk e meriton këtë. Kosova nuk e meriton këtë”, thuhet në reagimin e Ramës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.