Rama: Shtëpia që rrëshqiti në Rrugën A është pa leje dhe në pronë komunale
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: Shtëpia që rrëshqiti në Rrugën A është pa leje dhe në pronë komunale
rama lumir rruga a
22/07/2026 - 17:41
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me rastin e rrëshqitjes së një shtëpie në Rrugën A, duke sqaruar se ajo është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se “familjet që banonin në këtë objekt janë evakuuar para dy vitesh për shkak të punimeve në Rrugën A dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut”.

Rama ka shtuar që megjithëse objekti ishte ndërtuar pa leje në pronë komunale, kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

“Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, thuhet në postimin e kryetarit të kryeqytetit, transmeton KosovaPress.

Rama ka thënë se pajtohet me personat publik që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se “Prona është e shenjtë”, teksa ka shtuar edhe diçka në fjalinë që ka shkruar për këtë temë.

“E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit!”, ka thënë ai.

Javën e kaluar një familje është ankuar se për shkak të punimeve në Rrugën A, i ka rrëshqitur shtëpia.

Punëkryesi në këtë projekt kishte deklaruar për medie se diçka e tillë nuk ndodhi për shkak të punimeve, por për shkak të rrëshqitjes së dheut si pasojë e reshjeve.

Pronari i shtëpisë se kishte kërkuar leje për legalizim të saj, qysh më 2014 por kurrë nuk kishte marrë një përgjigje.  /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026