Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte këtë të diel, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan, ku u ndal kryesisht në procesin e integrimit europian dhe mbi rolin e PS-së për të ruajtur ritmin e reformave.
Ai theksoi se Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës historike për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por paralajmëroi se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare dhe më të vështirat.
Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi më shumë vetëdije dhe përgjegjësi nga qytetarët dhe strukturat politike, duke theksuar se Partia Socialiste duhet të vijojë përpara pa humbur motivimin, pavarësisht kundërshtarëve politikë dhe presionit mediatik.
“PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë dhe pa humbur për asnjë moment motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara, pavarësisht forcave dhe faktorëve që janë tërësisht kundër nesh,” tha ai.“Ka forca e faktorë politikë, mediatikë dhe socialë që prodhojnë e shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra, gjysmë të vërteta dhe akuza. Lajme të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në një proporcion të zhdrejtë me realitetin,” u shpreh kryeministri.
Duke u ndalur në një të realizuar nga një start-up shqiptar përmes inteligjencës artificiale, e cila sipas tij rrëzon perceptimin se Shqipëria është një vend me media të kapura.
“Ai është një socialist i mirë që ka dhënë kontribut dhe më thoshte: jam socialist i zhgënjyer. Por nuk mundem më të dal para njerëzve se nuk u gjet mundësia për mua. I thashë: po mirë çfarë prisje, që unë të ndërhyja e të merrje pa meritë një vend që ngeli bosh? Nëse prisje këtë, s’ke kuptuar asgjë nga ato çka kam thënë. Pse nuk ke fytyrë ti të dalësh para të tjerëve kur ke aq shumë për të treguar për PS?” tregoi Rama.
“Kam kërkuar që ne të jemi shumë më afër anëtarësisë dhe të bisedojmë shumë më tepër për çështjet e mëdha politike dhe shoqërore, ndërkohë që ne duhet të flasim me të gjithë pse duhet të jenë krenarë pse janë pjesë e kësaj familjeje politike. Përtej situatave personale, se jo të gjithë kanë situata pozitive, përtej kësaj… bëra debat me një socialist të mirë të një qarku tjetër në telefon, se ishte i zhgënjyer se nuk kishte fituar dot një konkurs,” tha ai.