Komisioni Evropian: Ekonomia ruse po dobësohet, fondi sovran po shteron
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Komisioni Evropian: Ekonomia ruse po dobësohet, fondi sovran po shteron
komisioni evropian
24/07/2026 - 18:56
Linku u kopjua

Komisioni Evropian ka njoftuar miratimin e paketës së 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke deklaruar se masat e reja synojnë të kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Sipas Komisionit Evropian, ekonomia ruse po përballet me ngadalësim të ndjeshëm, ndërsa buxheti i vendit po vihet nën presion të shtuar. Brukseli pretendon se më shumë se dy të tretat e aseteve likuide të fondit sovran të Rusisë janë shteruar.

Në kuadër të paketës së re të sanksioneve përfshihen pezullimi i ndryshimeve në kufirin e çmimit të naftës ruse deri në korrik 2027, si dhe futja në listë e 41 anijeve të tjera të flotës së fshehtë që përdoren për shmangien e kufizimeve.

Masat e reja përfshijnë gjithashtu zgjerimin e ndalimeve ndaj më shumë se 100 bankave ruse, kufizime ndaj shërbimeve të kripto-aseteve në vendet e treta që ndihmojnë në anashkalimin e rregullave dhe për herë të parë synojnë ofruesit e shërbimeve detare për flotën e fshehtë ruse.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se paketa krijon gjithashtu bazën për ndalime vizash ndaj luftëtarëve, ish-luftëtarëve dhe grupeve aleate që marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka deklaruar Komisioni Evropian.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026