Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja
27/03/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se renovimi i shkollës “Ismail Qemali” pritet të realizohet pas përfundimit të disa projekteve të reja shkollore në kryeqytet.

“ Ne jemi duke i ndërtuar tash 10 shkolla në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Tre faktikisht vetëm se kanë përfunduar, presim që edhe tre të tjera të përfundojnë edhe këto kanë me na dhënë mundësinë pastaj që të ndërhyjmë edhe në këto shkolla ekzistuese sepse e dini që janë të mbingarkuara si rezultat që nuk kemi pasë ndërtesa fizike për me i përmbush nevojat nëpër lagje të tjera, e një numër i madh i nxënësve këtu vijnë edhe prej lagjeve të tjera pikërisht për shkak të kësaj çështjeje. Mirëpo tash jemi shumë afër të përfundimit të shkollave të reja dhe në momentin kur këto përfundojnë kemi mundësi pastaj që të fillojmë edhe ndërhyrjet edhe në shkollën sikur Ismail Qemali”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se komuna ka si synim që gjatë viteve të ardhshme të kalojë gradualisht në sistemin e mësimit tërëditor, duke përmirësuar kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Sipas tij, investimet në arsim janë duke vazhduar, përfshirë edhe digjitalizimin e shkollave dhe pajisjen me mjete bashkëkohore.

Rama shtoi se gjatë këtij viti nuk pritet nisja e projektit të madh për renovimin e plotë të shkollës “Ismail Qemaili”  por do të vazhdojnë ndërhyrjet dhe restaurimet e pjesshme. Ai theksoi se plani është që renovimi të zhvillohet me faza, pa pasur nevojë për zhvendosjen e nxënësve, duke shfrytzuar edhe kapacitetet e shkollave të reja që janë në përfundim e sipër.

Sipas tij, me përfundimin e objekteve të reja arsimore, do të lehtësohet mbingarkesa në shkollat ekzistuese dhe do të krijohen kushte për renovime të plota, përfshirë edhe shkollën “Ismail Qemali”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026