Ambasada amerikane: Përgatitjet drejt fundit për festimin e 250-vjetorit të SHBA-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada amerikane: Përgatitjet drejt fundit për festimin e 250-vjetorit të SHBA-së
ambasada amerikane
30/06/2026 - 11:26
Linku u kopjua

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë përfunduar përgatitjet për festimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ngjarje që do të mbahet këtë mbrëmje së bashku me miqtë dhe partnerët nga Kosova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka ndarë atmosferën nga përgatitjet, duke shprehur entuziazmin për këtë jubile të rëndësishëm.

“Të ngazëllyer për të ndarë përgatitjet e vazhdueshme ndërsa bëhemi gati për të festuar 250 vjet pavarësi amerikane këtë mbrëmje me miqtë tanë kosovarë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Festimi shënon një moment simbolik të miqësisë dhe partneritetit të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026