Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën
Perparim Rama123456
25/07/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar sqarim nga Jeta Xharra, drejtuese e mediumit Kallxo.com, pasi në të njëjtin u publikuan shkrime nga profili famëkeq “Lule Gjeli”.

Rama në një shkrim në rrjetin social Facebook i ka drejtuar disa pyetje Xharrës.

“1. Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?

2. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?

3. Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me të, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ajo/ai për publikimet e saj dhe me çfarë fondesh është paguar?

4. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e "opinioneve" pro qeveritare?

5. A do t'i kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili Lule Gjeli?”.

Ai ka thënë se pret sqarim publik deri të hënën në lidhje me këtë çështje, dhe se do të rishqyrtohet forma e bashkëpunimit dhe mbështetjes për BIRN Kosova.

Nëse të njëjtat nuk përmbushen, ai ka thënë se do të kërkojë ndërperjen e këtij bashkëpunimi.

“Unë pres reagim dhe sqarim publik më se largu deri të hënën. Deri atëherë, dhe derisa këto çështje të jenë sqaruar plotësisht, në mënyrë transparente dhe bindëse, Kryeqyteti do të rishqyrtojë çdo formë të bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale me BIRN Kosovën. Nëse sqarimet nuk i përmbushin standardet e transparencës që qytetarët meritojnë, do të kërkoj ndërprerjen e çdo bashkëpunimi institucional me BIRN Kosovën”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026