17-vjeçari hap zjarr në restorant në Turqi, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur
Dëgjoje me zë...
17-vjeçari hap zjarr në restorant në Turqi, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur
Një sulm me armë në jug të Turqisë ka lënë të vdekur katër persona dhe të plagosur tetë të tjerë, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se autori i dyshuar është një 17-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në distriktin Tarsus, në provincën Mersin, ku i mituri dyshohet se ka hapur zjarr fillimisht në një restorant, sipas mediave turke, transmeton KosovaPress.
Raportimet paraprake treguan se të paktën katër persona humbën jetën në vendngjarje dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Por bilanci i viktimave u rrit akoma dhe më shumë pasi dy nga të plagosurit ndërruan jetë në spital pak orë më pas.
Sipas mediave turke, dy nga viktimat janë pronari i lokalit dhe një punonjës.
Pas sulmit në restorant, autori ka vijuar të qëllojë në zona përreth, duke vrarë edhe një bari që po kulloste bagëtitë dhe një shofer kamioni.
Policia turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, me mbështetje ajrore dhe forca speciale, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.