Komuna e Prishtinës ka krijuar “Komisionin për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili paralajmëroi se do të mbyllen të gjitha vendpunishtet tek të cilat evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë.
“DO TË MBYLLEN TË GJITHA VENDPUNISHTET N’KRYEQYTET!
I shqetësuar me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes kam ftua drejtorët e Kryeqytetit dhe marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të GJITHA vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”•urbanizmit
•inxhinierë të licencuar
❌Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë!
❌ Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës.
Ftoj të gjitha subjektet ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë ligjin.”, ka shkruar Rama n[ Facebook.
Ndërsa, Prokuroria Themelore e Prishtinës për këtë rast ka nisur hetime dhe tashmë është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë “Klube Invest”.
Nga Prokurori Themelore e Prishtinës është bërë e ditur se tashmë është iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.