Raketat amerikane “Javelin”, Haradinaj kritikon Qeverinë për vonesë të blerjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas kërkesës së Kosovës drejtuar  Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa antitank “Javelin”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një gjë e tillë do të ishte sukses sikur të mos ishte e vonuar.

“Po lexoj se Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa antitank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite. Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve antitank, përfshirë edhe raketat “Javelin” dhe jo vetëm!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk mund të lavdërohet për kërkesën mbi blerjen e “Javelin”,  por duhet të jep llogari për vonesa dhe mos përmbushje të objektivave me planin për furnizimin e Ushtrisë së Kosovës me armatim, pavarësisht se i kanë tepruar dhjetëra milionë të paraparë për blerje të armatimit dhe mjeteve tjera.

SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank "Javelin" • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024