Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në vendin tonë mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Madje, në disa zona mund të ketë edhe reshje breshëri me stuhi.
Komuna ka këshilluar që të merren disa masa dhe ka publikuar edhe një numër të telefonit në rast të ndonjë problemi.
Njoftimi i plotë:
?️ Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar që sot gjatë ditës mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. ⚡ Në disa zona parashihet të ketë edhe reshje breshëri me stuhi. ?️
Duke pasë parasysh këto paralajmërime nga Instituti, ju lutemi të keni kujdes veçanërisht nëse jeni duke ecur jashtë ose jeni duke u kthyer nga puna. Ju këshillojmë të merrni masat e mëposhtme për të mbrojtur veten:
Shmangni hapësirat e hapura ?: Mos qëndroni në vende të hapura si parqe, fusha apo sheshe të mëdha.
Mbani çadër të fortë ☂️: Nëse keni çadër, sigurohuni që ajo të jetë e fortë dhe e qëndrueshme për të përballuar erërat e forta.
Kujdes me rrugët e përmbytura ?: Mos kaloni nëpër rrugë të përmbytura, pasi ato mund të jenë të rrezikshme për ecjen dhe lëvizjen.
Kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët ??: Nëse jeni me të moshuar apo fëmijë, sigurohuni që ata të jenë të mbrojtur dhe në një vend të sigurt.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Lulzim Fushtica