Rama publikon pamje nga plazhi i Velipojës që pret çdo vit mijëra pushues
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Plazhi i Velipojës i cili shtrihet në një gjatësi prej rreth 14 kilometrash nga grykëderdhjes së Bunës dhe arrin deri tek “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit, është një ndër destinacionet me tërheqëse në veriperëndim të vendit.

Vetëm rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është kthyer vitet e fundit një qendër turistike të frekuentuar kryesisht nga familjarë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky plazh me rërën kurative dhe i rrethuar nga gjelbërimi i pishave.

Plazhi i Velipojës karakterizohet nga një peizazh i pasur dhe i larmishëm, deti i pastër, rëra e imët e errët dhe e pasur me jod si një nga përbërësit me veti kurative, me laguna dhe fusha.

Qindra dhe mijëra pushues nga Kosova dhe vendet e tjera e zgjedhin fshatin turistik të Velipojës për pushimet e tyre verore.

Velipoja është e përfshirë në zonën që quhet Peizazhi Ujor-Tokësor i Mbrojtur dhe Bashkia e Shkodrës po harton një projekt për zhvillimin ekonomik të kësja zone.

E cilësuar “Porta e Alpeve”, nëpërmjet këtij projekti Bashkia synon të krijojë një infrastrukturë të përshtatshme që do të mundësojë një turizëm dhe shfrytëzim të territorit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024