Putin pretendon se Perëndimi donte që rusët 'të vrisnin njëri-tjetrin'
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha të hënën se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët "të vrisnin njëri-tjetrin" dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për shantazh në Rusi ishte “e dënuar të dështonte”.

Në një fjalim pesë minutësh, Putin  paralajmëroi se të gjitha “trazirat” në Rusi janë të destinuara për të dështuar, shkruan BBC.

"Ky solidaritet qytetar ka treguar se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar trazira të brendshme janë të dënuara me dështim. E përsëris - konsolidimi më i lartë i shoqërisë, pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ u tregua në të gjitha nivelet," u tha ai rusëve.

Putin shtoi se "një pozicion i fortë dhe i qartë i mbështetjes për rendin kushtetues u mbajt nga organizatat publike, besimet fetare, partitë kryesore politike - në fakt, nga e gjithë shoqëria ruse".

Kujtojmë se grupi mercenar rus Wagner kishte tentuar të bëjë grushtshtet në Rusi, porse me ndërmjetësimin e Bjellorusisë është tërhequr.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024