Më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm. Më 29 Korrik 2019, mediumi filloi me sinjal të rregullt, me skemë nacionale kombëtare 24 orëshe.
-Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Të dyja bashkë, janë mediuam i pavarur dhe i paanshëm.
‘RADIO 1’ filloi me 11 punonjës të dëshmuar me eksperiencë 20 vjeçare në radio-gazetari, staf themelues i ish-Radio Dukagjinit në vitin 1999, ndërsa sot, ‘RADIO 1’ bashkë me Portalin ‘Njeshi’, numërojnë staf me 15 punëtorë të rregullt dhe 5 të jashtëm. Që nga hapërimi i parë, Projekti ‘RADIO 1’, gëzoi mbështetjen e madhe gjithë popullore dhe përkrahjen e parezervë e të sinqert të bizneseve dhe kompanive të fuqishme kosovare me bazë nga Peja. Krahas kësaj projekti u mbështet fuqishëm nga mërgata shqiptare nëpër botë, veçanërisht ajo në SHBA dhe Londër. (Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork dhe Shoqata ‘Peja’ në Londër), shkruan Njeshi.com.
Gjatë zhvillimit, mediumi është mbështetur me projekte konkrete financiare nga Bashkimi Europian, projekt-found EED dhe nga KFOR-i Italian LMT.