Shqipëri, mbahet aktiviteti për 105-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Elisa Spiropali
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se me formimin e Këshillit Kombëtar si parlamenti i parë shqiptar dhe afirmimit të parimeve të parlamentarizmit u vendosën bazat e një institucioni përfaqësues.

Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar aktivitetin me temë "Parlamentarizmi, Republika dhe Demokracia", në kuadër të 105-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, raporton Anadolu.

Në hapje të aktivitetit, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se me formimin e Këshillit Kombëtar si parlamenti i parë shqiptar dhe afirmimit të parimeve të parlamentarizmit u vendosën bazat e një institucioni përfaqësues, që sipas saj do të përfaqësonte interesat e kombit.

"Kongresi i Lushnjës i cili zhvilloi punimet më 21-31 janar 1920 shënoi një moment historik për popullin shqiptar, sepse hodhi hapat e parë drejt një shteti të organizuar. Parlamentarizmi kurorëzoi dhe jetësoi përpjekjet e popullit shqiptar për të ndërtuar një shtet të bazuar në drejtësi, liri dhe barazi. Parlamentarizmi ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e institucioneve, konsolidimin e parimeve, vlerave dhe standardeve demokratike", u shpreh Spiropali.

Ajo theksoi se 105-vjetori i parlamentit shqiptar është një mesazh për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat dhe kontributin në konsolidimin e institucioneve dhe vlerave demokratike.

Kryeparlamentarja Spiropali shtoi se Kuvendi i Shqipërisë është një institucion që përfaqëson vullnetin e popullit dhe një shtyllë e rëndësishme e sistemit demokratik.

Pjesë e aktivitetit të mbajtur në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë ishin ish-kryetarë të Kuvendit, deputetë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe studiues.

Gjatë aktivitet u ekspozuan fotografi të ndryshme në lidhje me historikun e parlamentarizmit shqiptar.

Fillimet e parlamentarizmit shqiptar janë që nga Kongresi i Lushnjës, që i zhvilloi punimet nga data 21 deri më 31 janar të vitit 1920.

Parlamenti i parë shqiptar daton që nga 27 mars 1920 - 20 dhjetor 1920, kur funksionoi Këshilli Kombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025