Qytetarët të mllefosur me mbylljen e “Xhorxh Bush”, kërkojnë hapjen e saj
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Prishtinës kanë protestuar sot kundër mbylljes së rrugës “George  Bush” nga Komuna e Prishtinës, e cila momentalisht po përdoret si shesh. Ata u shprehën të mllefosur ndaj kryetarit Përparim Rama duke u ankuar për bllokim dhe kërkuan që kjo rrugë të lirohet për qarkullim.

Asllan Bajrami, qytetar, thotë se mbyllja e kësaj rruge është e pavend nga ana e kreut të komunës, i cili me profesion është arkitekt.

Ramize Curri thotë se kryetari Rama duhet të merr mendimin e qytetarëve për këtë vendim, sepse qyteti është i të gjithëve.

“Prishtina është i krejt qytetarëve të Prishtinës, nuk është vetëm i Përparim Ramës. Le ta di Përparim Rama se për këtë qytet ne paguajmë tatime, qytetarët nuk hanë bar.  Le t’i pyet qytetarët, se a janë të kënaqur me këtë vendim dhe ne përgjigjemi. Askush sot nuk ka dalë prej komune. Ku është Përparim Rama? Pse i mbyll sytë Përparim Rama?,” u shpreh Curri.

Po ashtu Hamit Hoti, u ankua se qytetarët nuk mund të shfrytëzojnë rrugën që të hynë në banesat e tyre, madje as ambulanca nuk mund të hyjë në lagje kur është nevoja.

Ndërsa Ibrahim Arsa thotë për KosovaPress, se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm në momentin kur flitet për ndryshimet në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dje ka prezantuar projektin për transformimin e sheshit “George Bush” dhe ndërlidhjen e tij me hapësirat e tjera publike, ku tha se do të duhen rreth tetë vjet për t’u bërë transformimi total i kryeqytetit./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Projekti për sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: I kuptoj frustrimet e qytetarëve • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024