Qytetarët serbë “përplasen”, me zv.komandantin e Policisë së Veriut
Lexohet për: 2 min.
elshani 4
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa qytetarë serbë janë “përplasur” sot me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani para fillimit të takimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për bashkëbisedim me aktivistë me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

Një qytetar serb i iu drejtua Elshanit: Sapo u arrestuan serbët tek shehi "Braca milic', kjo nuk ka kuptim.

"Sapo u arrestuan serbët tek shehi "Braca milic', kjo nuk ka kuptim. Pse ky brutalitet. Ata kanë qenë duke gëlqerosur (muret perfundi ures se ibrit).. I kemi pyetur pse po gëlqerosin, na thanë t'i drejtohemi policisë.. Pse me gëlqerosë flamurin tonë serb, kur e kemi të drejtën me kushtetutë...”, tha ai.

Për këtë, Elshani iu është përgjigjur atij:  "Ata kanë qenë duke kryer punën e tyre kur ju keni shkuar. Kjo është ajo që ia vlen.

"Ata kanë qenë duke kryer punën e tyre kur ju keni shkuar. Kjo është ajo që ia vlen", tha ai.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të mbes e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.

https://kosovapress.com/elshani-si-polici-e-pyesim-veten-pse-ura-e-ibrit-eshte-e-mbyllur

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024